STATUTI
I PARTISË POLITIKE
PARTIA SOCIALDEMOKRATE E ASHKALINJVE
KAPITULLI I
DISPOZITA THEMELORE
Neni 1
Emërtimi dhe forma juridike
1. organizuar në mënyrë vullnetare.
2. Partia është person juridik me të drejta dhe detyrime të plota juridike.
3. Partia vepron në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në
fuqi.
Neni 2
Shkurtesa
Shkurtesa zyrtare e Partisë është PSA.
Neni 3
Selia
Selia qendrore e Partisë është në Ferizaj, Republika e Kosovës.
Neni 4
Simboli dhe vula
1. Partia ka simbol, logo dhe vulë zyrtare.
2. Simboli i partisë është akronimi PSA
3. Llogo e partisë eshtë PSA, e cila mbi të mban flamurin e Ashkalinjve
4. Vula përmban shkurtesën dhe llogon e partisë.
5. PSA ka edhe vulën e protokollit, e cila ka formën drejtkëndëshe
6. Përdorimi i tyre rregullohet me akt të veçantë.
Neni 5
Motoja e PSA-së:
1. Motoja e PSA-së, miratohet nga Kryesia e Partisë
2. Kryesia e Partisë ka të drejtë të ndryshojë moton e Partisë.
3. Vendimi për ndryshimin e motos merret me shumicë të thjeshtë të votave të anëtarëve të
pranishëm në mbledhje, me kusht që të ekzistojë kuorumi.
Neni 6
Aktet e PSA-së:
1. Akti më i lartë PSA-së është Statuti i saj. Të gjitha aktet tjera duhet të jenë në përputhje me
Statutin.
2. Statuti i PSA duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Kosovës.
3. Përveç Statutit, PSA mund të nxjerrë edhe këto akte:
a) Rregullore,
b) Vendime,
c) Udhëzime,
d) Rekomandime
KAPITULLI II
QËLLIMET POLITIKE
Neni 7
Qëllimi politik i PSA-së eshtë që të angazhohet për:
1. Barazi reale dhe jo formale
2. Drejtësi sociale dhe zhvillim ekonomik
3. Arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës
4. Përfaqësim dinjitoz dhe i fuqishëm politik
5. Integrim dhe kohezion shoqëror
6. Sundim i ligjit dhe mbrojtje institucionale
7. Fuqizim i grave dhe rinisë në komunitete
8. Politika sociale active
9. Integrim evropian dhe standarde ndërkombëtare
KAPITULLI II
PARIMET E VEPRIMIT
Neni 8
Partia vepron mbi bazën e:
1. pluralizmit politik;
2. transparencës;
3. llogaridhënies;
4. barazisë gjinore;
5. vendimmarrjes demokratike të brendshme.
Neni 9
Veprimtaria e Partisë realizohet me mjete paqësore dhe demokratike.
KAPITULLI III
ANËTARËSIA
Neni 10
Kushtet për anëtarësim
Anëtar mund të bëhet çdo shtetas i Kosovës mbi moshën 18 vjeç që pranon Statutin dhe Programin e
Partisë.
Neni 11
Procedura e pranimit
1. Anëtarësimi realizohet përmes aplikimit me shkrim ose elektronik.
2. Vendimin e merr Kryesia e degës përkatëse.
3. Kundër refuzimit lejohet ankesë në Këshillin Drejtues.
Neni 12
Të drejtat e anëtarit
Anëtari ka të drejtë:
1. Të zgjedhë dhe të zgjidhet;
2. Të marrë pjesë në vendimmarrje;
3. Të informohet për aktivitetet;
4. Të propozojë iniciativa politike.
Neni 13
Detyrimet
Anëtari është i detyruar:
të respektojë Statutin;
të zbatojë vendimet;
të ruajë integritetin e Partisë;
të paguajë kuotën.
Neni 14
Masat disiplinore
Masat janë:
1. vërejtje gojore;
2. vërejtje me shkrim;
3. pezullim;
4. përjashtim.
Neni 15
Procedura disiplinore
Procedura zhvillohet nga Komisioni Disiplinor me të drejtë ankese në Komisionin Statutar.
Neni 16
1. Parimi i përfaqësimit gjinor
Në të gjitha organet drejtuese dhe strukturat e partisë sigurohet përfaqësim i barabartë gjinor, ku
asnjë gjini nuk mund të përfaqësohet me më pak se 40% të përbërjes së organit.
2. Zbatimi në proceset zgjedhore
Gjatë zgjedhjes ose emërimit në organet e partisë dhe në listat zgjedhore, respektohet parimi i
përfaqësimit gjinor sipas kuotës së përcaktuar në këtë statut.
KAPITULLI IV
ORGANET QENDRORE
Neni 17
Organet qendrore janë:
1. Konventa;
2. Këshilli Drejtues;
3. Kryetari;
4. Nënkryetarët
5. Kryesia;
6. Sekretari i Përgjithshëm;
7. Komisioni Statutar;
8. Komisioni për Mbikëqyrje Financiare.
KAPITULLI V
KONVENTA
Neni 18
Statusi
Konventa është organi më i lartë vendimmarrës.
Neni 19
Përbërja
Konventa përbëhet nga delegatë të zgjedhur nga degët komunale.
Neni 20
Kompetencat
Konventa:
1. Miraton dhe ndryshon Statutin;
2. Miraton Programin politik;
3. Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin;
4. Zgjedh Këshillin Drejtues;
5. Vendos për koalicione parazgjedhore;
6. Vendos për shpërndarjen e Partisë.
Neni 21
Kuorumi dhe votimi
1. Konventa ka kuorum kur janë të pranishëm mbi 50% e delegatëve.
2. Vendimet merren me shumicë të thjeshtë, përveç rasteve kur kërkohet shumicë e cilësuar.
KAPITULLI VI
KËSHILLI DREJTUES
Neni 22
Statusi
Këshilli Drejtues është organi më i lartë drejtues ndërmjet dy Konventave.
Neni 23
Kompetencat
1. Zgjedh Kryesinë dhe përcakton numrin e saj.
2. Zbaton vendimet e Konventës.
3. Përcakton politikat dhe qëndrimet politike të partisë.
4. Mbikëqyr punën e Kryesisë dhe të Kryetarit.
5. Miraton strategjitë elektorale.
6. Vendos për çështje organizative dhe politike që nuk kërkojnë vendim të Konventës.
7. Mund të propozojë ndryshime statutore.
Neni 24
Përbërja
Përbëhet nga:
Kryetari i partisë,
anëtarët e Kryesisë,
përfaqësues të degëve,
përfaqësues të forumeve të partisë.
Neni 25
Zgjedhja
1. Anëtarët zgjidhen nga Konventa për mandat katërvjeçar.
2. Mandati i antarëve të të Keshillit Drejtues mund të përseritet.
3. Për numrin e Keshillit Drejtues, vendos Konventa gjatë punimeve.
Neni 26
Mbledhjet
4. Mblidhet së paku njëherë në tre muaj .
5. Thirret nga Kryetari ose nga 2/3 e antarëve të Kryesisë.
KAPITULLI VII
KRYETARI
Neni 27
Kryetari përfaqëson Partinë para organeve shtetërore dhe publikut.
Neni 28
Zgjedhja
1. Kryetari zgjidhet me votim të hapur apo të fshehtë për mandat katërvjeçar.
2. Mandati i Kryetarit zgjatë 4 vite, me mundesi te perseritjes së mandatit
Neni 29
Kompetencat
udhëheq politikisht Partinë brenda dhe jashë vendit;
propozon përbërjen e Kryesisë;
nënshkruan aktet zyrtare.
I propozon kryesisë dhe Këshillit Drejtues listën e kandidateve për zgjedhje në organet e
partisë
Propozon Sekretarin e Pergjithshem dhe stafin.
Kryen edhe pune te tjera ne harmoni me këtë statut.
Neni 30
Shkarkimi
1. Shkarkimi nga Konventa
Kryetari i partisë mund të shkarkohet nga Konventa me votim të fshehtë dhe me shumicën e
votave të delegatëve të pranishëm, në rast të shkeljes së statutit, mos ushtrimit të detyrës ose
humbjes së besimit politik.
2. Procedura e inicimit
Procedura për shkarkimin e Kryetarit mund të iniciohet të paktën 2/3 e Këshilli Drejtues ose nga
ose nga 2/3 e numrit të delegatëve të Konventës, sipas rregullave të përcaktuara në statut.
KAPITULLI VIII
NËNKRYETARËT E PSA
Neni 31
Zgjedhja
1. Nënkryetarët zgjidhen nga Këshilli Drejtues, sipas të statutit.
2. Mandati i tyre përputhet me mandatin e Kryetarit të partisë.
3. Numri i nënkryetarëve përcaktohet nga Kryesia, duke respektuar përfaqësimin gjinor dhe
diversitetin brenda organeve.
Neni 32
Kompetencat dhe përgjegjësitë
1. Ndihmojnë Kryetarin në drejtimin e partisë dhe zbatimin e programit politik.
2. Përfaqësojnë partinë në mungesë të Kryetarit ose sipas delegimit të tij.
3. Mbikëqyrin punën e organeve dhe strukturave të partisë.
4. Marrin pjesë në mbledhjet e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues dhe kontribuojnë në vendimmarrje.
5. Kryejnë detyra të tjera të caktuara nga Kryetari ose organet drejtuese.
KAPITULLI IX
KRYESIA
Neni 33
Kryesia është organi ekzekutiv dhe politik që menaxhon punën e përditshme të partisë.
Neni 34
Kompetencat
1. Zbaton vendimet e Konventës dhe Këshillit Drejtues.
2. Merr vendime politike për çështje aktuale.
3. Koordinon punën e degëve dhe strukturave të partisë.
4. Miraton propozimet për kandidatë në zgjedhje.
5. Përgatit raportet për Këshillin Drejtues.
Neni 35
Përbërja
Kryesia e PSA-së përbëhet nga:
1. Kryetari,
2. Nënkryetarët,
3. Sekretari i Përgjithshëm,
4. Antarët.
Neni 36
Zgjedhja
1. Anëtarët zakonisht zgjidhen nga Këshilli Drejtues, sipas statutit.
2. Numri i antarëve të kryesisë percaktohet nga Këshilli Drejtues.
Neni 37
Mbledhjet
Kryesia mblidhet rregullisht një herë në muaj ose sipas nevojës.
KAPITULLI X
Sekretari i Përgjithshëm
Neni 38
Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për administrimin dhe organizimin e partisë.
Neni 39
Kompetencat
1. Organizimin administrativ të partisë.
2. Zbatimin e vendimeve të organeve drejtuese.
3. Koordinimin e degëve dhe strukturave organizative.
4. Menaxhimin e dokumentacionit dhe administratës së partisë.
5. Përgatitjen e mbledhjeve të organeve të partisë.
Neni 40
Zgjedhja
Propozohet nga Kryetari dhe miratohet nga Këshilli Drejtues.
Neni 41
Mandati
Mandati zakonisht përputhet me mandatin e Kryetarit.
KAPITULLI XI
Komisioni Statutar
Neni 42
Komisioni Statutar është organi që kujdeset për respektimin dhe interpretimin e Statutit.
Neni 43
Kompetencat
1. Interpreton dispozitat e Statutit.
2. Shqyrton ankesat për shkelje të Statutit.
3. Jep rekomandime për ndryshime statutore.
4. Mbikëqyr ligjshmërinë e vendimeve të organeve të partisë.
Neni 44
Përbërja
Përbëhet nga 3–7 anëtarë, persona me integritet dhe përvojë organizative.
Neni 45
Zgjedhja
Me propozim të Kryetarit, zgjidhet nga Këshilli Drejtues.
Neni 46
Mandati
Mandati është 4 vjet.
Neni 47
Shkarkimi i anëtarëve të Komisionit Statutar
Anëtarët mund të shkarkohen nga Këshilli Drejtues për shkelje të detyrave, mosrespektim të
parimeve financiare ose humbje të besimit, me shumicë të përcaktuar në statut.
Ndryshimi i përbërjes
Në rast nevoje, përbërja e komisionit mund të ndryshohet nga Këshilli Drejtues.
KAPITULLI XII
Neni 48
Komisioni për Mbikëqyrje Financiare
Neni 49
Ky komision siguron transparencë dhe kontroll mbi financat e partisë.
Neni 50
Kompetencat
1. Kontrollon menaxhimin e buxhetit dhe fondeve të partisë.
2. Mbikëqyr donacionet dhe shpenzimet.
3. Verifikon raportet financiare.
4. Raporton para Konventës dhe Këshillit Drejtues.
Neni 51
Përbërja
Përbëhet nga 3–5 anëtarë me përvojë në financa ose menaxhim.
Neni 52
Zgjedhja
Zgjidhet nga Këshilli Drejtues
Neni 53
Mandati
Mandati është 4 vjet.
Neni 54
Shkarkimi i anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrje Financiare
Anëtarët mund të shkarkohen nga Këshilli Drejtues për shkelje të detyrave, mosrespektim të
parimeve financiare ose humbje të besimit, me shumicë të përcaktuar në statut.
Neni 55
Ndryshimi i përbërjes
Në rast nevoje, përbërja e komisionit mund të ndryshohet nga Këshilli Drejtues.
KAPITULLI XIII
ORGANIZIMI TERRITORIAL
Neni 56
Organizimi
Partia organizohet në degë komunale dhe nëndegë.
Neni 57
Degët
Degët zgjedhin organet e tyre për mandat katërvjeçar.
KAPITULLI XIV
FINANCIMI
Neni 58
Burimet
Partia financohet nga:
kuotat;
fondet publike sipas ligjit;
donacionet;
të ardhura të tjera të lejuara.
Neni 59
Transparenca e financave të PSA-së
1. Parimi i ligjshmërisë dhe transparencës
Financat e partisë menaxhohen në përputhje me ligjin dhe parimet e transparencës.
2. Evidentimi financiar
Të gjitha të hyrat dhe shpenzimet regjistrohen dhe dokumentohen në evidencat financiare të
partisë.
3. Verifikimi i burimeve financiare
Donacionet dhe kontributet pranohen dhe regjistrohen vetëm në përputhje me rregullat ligjore.
4. Kontrolli i brendshëm financiar
Komisioni për Mbikëqyrje Financiare kontrollon menaxhimin dhe përdorimin e mjeteve
financiare.
5. Raportimi financiar
Paraqiten raporte financiare periodike dhe raporti financiar vjetor para organeve drejtuese të
partisë.
6. Masat për parregullsi
Në rast të shkeljeve financiare, Komisioni propozon masa dhe njofton organet kompetente të
partisë.
7. E drejta për informim financiar
Anëtarët e partisë kanë të drejtë të informohen për të hyrat, shpenzimet dhe menaxhimin e
financave të partisë përmes raporteve financiare që prezantohen nga organet kompetente.
8. Qasja në raportet financiare
Anëtarët kanë të drejtë të kërkojnë dhe të kenë qasje në raportet financiare të miratuara nga
organet e partisë, në përputhje me rregullat e brendshme të partisë
KAPITULLI XV
KONFLIKTI I INTERESIT DHE ETIKA
Neni 60
Zyrtarët e Partisë janë të detyruar të shmangin konfliktin e interesit.
Neni 61
Shkeljet trajtohen sipas procedurës disiplinore.
KAPITULLI XVI
NDRYSHIMI I STATUTIT
Neni 62
Ndryshimet bëhen me 2/3 e votave të delegatëve të pranishëm të Konventës së Pergjithshme.
KAPITULLI XVII
SHPËRNDARJA E PSA-së
Neni 63
Vendimi për shpërndarje merret me 2/3 e votave të Konventës.
Neni 64
Me vendimin për nderprerjen e punës së PSA-së, Konventa e Përgjithshme do të vendos edhe per
pasurinë e PSA-së
KAPITULLI XVIII
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Hyrja në fuqi
Neni 65
Ky Statut hyn në fuqi në ditën e miratimit nga Konventa e Përgjithshme e PSA-së.
